12.5 milionë lekë jep Bashkia Gjirokastër për mobilimin e banesës së Kadaresë
Bashkia e Gjirokastrës ka marrë vendimin se do të akordojë 12.5 milionë lekë të vjetra, për mobilimin e banesës së Ismail Kadaresë.
Pas shpalljes së 2016-s si “Viti Kulturor Ismail Kadare” me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Bashkia e Gjirokastrës po merr vedime të njëpasnjëshme në nderim të tij. Ndërsa pritet aprovimi i vendimit nga këshilli baskiak për ngritjen e shtatores së Ismail Kadaresë në një nga sheshet kryesore të Gjirokastrës, kthimi i shtëpisë së tij të lindjes në shtëpi muze është bërë fakt. Pritet të bëhet vetëm mobilimi dhe përurimi me rastin e ditëlindjes më 28 janar të këtij viti.
Duke iu referuar deklaratës zyrtare të kësaj bashkie citojmë se “Autoriteti Kontraktor: Bashkia Gjirokaster me adrese sheshi i Cercizit, tel 084 26 35 00: fax 084 26 37 96
Procedura e Prokurimit eshte: Mallrat ,Kerkese per Propozim (prokurim elektronik) Objekti: “Mobilim i baneses se Kadarese ” Fondi limit pa TVSH : 1 250 000 leke pa t.v.sh.
Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur më tej se “Hapja e Ofertave do të bëhet në date 08.01.2016 ora 09.00 në ëebsitin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik:
www.app.gov.al Zyra e prokurimeve kati II Bashkia Gjirokastër. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: data 08.01.2016 ora 09.00. Janë planifikuar shumë veprimtari të tjera për të cilat Bashkia e Gjirokastrës do të grantojë finacimin në kuadër të 80–vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh (më 28 janar të vitit 1936)./report tv