Dervician, aktivitete për festën kombëtare të Greqisë

sl;fdsl;gdlMinoritarët e Dropullit kanë përkujtuar sot festën kombëtare të Greqisë. Në fshatin Dervician janë organizuar veprimtari të ndryshme me rastin e kësaj dite.

Të pranishëm në këto festime ishin edhe krerët politikë të minoritetit, si kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kryetari i OMONIAS, Leonidha Papa.

Pas fjalimeve të rastit ku u vlerësua simbolika e 194 vjetori të krijimit të shtetit të parë grek, u mbajt një meshë ne kishën e fshatit dhe më pas një program me këngë e valle tradicionale të minoritetit.