Mandi e Ahmetaj në Nepravishtë: Mos e shpërdoroni votën, çojeni në drejtimin e duhur

11392774_992473230782954_3517032651753878769_nKandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, zhvilloi mbrëmë një takim elektoral me banorë të fshatit Nepravishtë. Ajo shoqërohej edhe nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Takimi i organizuar në qendër të fshatit, kishte mbledhur shumë banorë të Nepravishtës, të cilët dëgjuan nga afër planin e Mandit për një qeverisje ndryshe në Bashkinë e re të Libohovës, për më shumë investime dhe shërbime ndaj qytetarëve. Ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij kërkoi nga banorët mbështetje të Luiza Mandit në 21 qershor, që së bashku me të si kryebashkiake, qeveria shqiptare të realizojë një sërë investimesh në këtë zonë.

“Luiza Mandi është drejtimi i duhur për këtë bashki, e cila është keqmenaxhuar në këto 8 vite. Ajo ka gjithë mbështetjen e qeverisë për financimin e projekteve që Bashkia Libohovë do të sjellë. Ne nuk duam që Libohova të jetë një zonë e lënë mënjanë, por të marrë rëndësinë që i takon si një krahinë me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë. Me Luizën fshati juaj dhe gjithë Bashkia Libohovë do të njohë investime, që nuk i ka njohur kurrë më parë në këto vite”- ka thënë Ahmeti.

Vetë kandidatja Mandi tha se në 21 qershor ju keni një mundësi shumë të madhe në dorë, për t’i dhënë vetes dhe familjes tuaj një qeverisje vendore më të mirë, me më shumë shërbime dhe investime.

“Në 21 qershor keni dy mundësi. Ta coni votën dëm ose ta coni në drejtimin e duhur. Keni përballë alternativën time dhe një alternativë tjetër që nuk ka se si e ndihmon më Libohovën, përkundrazi nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve për gjithë këto vite. Unë për momentin kam fjalën dhe përmes saj kërkoj besimin tuaj. Ma jepni këtë besim, në mënyrë që t’i përvishemi punës të gjithë bashkë dhe që puna të flasë më shume sesa fjalët”- tha Mandi.

Kandidatja e majtë do të jetë sot pasdite në Gjirokastër krahas kandidatëve të tjerë, në takimin përmbyllës të fushatës që kryeministri Rama do të zhvillojë me qytetarët dhe mbështetësit e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

1464664_992473380782939_8881527354889617509_n11390023_992474204116190_3144715025648767404_n11391488_992471517449792_898496724197072411_n10420205_992472317449712_6667333810935557836_n11391454_992474114116199_9184109686199587899_n11392774_992473230782954_3517032651753878769_n11430144_992472787449665_8360740504992363799_n11402722_992472417449702_383801492410269263_n