Universiteti i Gjirokastrës, tender 20 milionë lekë për blerje librash
November 26, 2017
Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër ka hapur një tender për blerje librash. Fondi i vënë në dispozicion është 20 milionë lekë të vjetra, pa TVSH, duke qenë se librat përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Si burim për të financuar këtë blerje, universiteti thotë se ka të ardhurat e veta, ndërsa nuk specifikohet se për çfarë librash bëhet fjalë.
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ishte data 24 nëntor. Ndërkohë hapja e ofertave për të vlerësuar fituesen, do të bëhet ditën e hënë ora 12:00. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë firma fituese dhe çfarë lloj librash do të blihen. A janë ato tekste mësimore apo libra për bibliotekën e universitetit?
©ArgjiroLajm.net