13 mjekë të rinj specialistë i shtohen spitalit të Gjirokastrës (VIDEO)

“13 mjekë specialistë, duke filluar nga mjekë të urgjencës, onkologë, kirurgë të përgjithshëm, reanimator, etj, i shtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës, duke mundësuar shërbimet e specializuar afër vendbanimit”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetëssë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në spitalin e Gjirokastrës.

Në të gjithë qarkun, janë 18 mjekë specialistë që I bashkohen ekipit të shëndetësisë në spitalet e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës, me përfundimin e specializimeve 4 vjecare, brenda muajit Shkurt.
Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me pacientët e dializës në spitalin e Gjirokastrës, duke nisur kështu serinë e takimeve të hapura që do të ndërmarrë në çdo spital, për të dëgjuar shqetësimet e pacientëve dhe sugjerimet e stafeve mjekësore.