14 kamionë me ndihma nga Kosova për banorët e përmbytur në jug

kamion-shqipKosova solidarizohet me të prekurit nga përmbytjet në vendin tonë.14 kamionë me ndihma kanë kaluar kufirin në Morinë mëngjesin e sotëm duke iu drejtuar jugut të vendit.

Vlera e këtyre ndihmave llogaritet në rreth 200 mijë euro dhe janë kryesisht ushqime dhe veshmbathje që janë mbledhur nga 300 biznese të Kosovës.

Për shpërndarjen e tyre do të kujdeset edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.