15 fakte që duhet t’i dini për penisin

sss_66Meshkujt i vendosin emra nga më të ndryshëm atij “mikut”. Por ju femra duhet të dini disa gjëra për organin mashkullor. Më poshtë janë 15 fakte për penisin.

1. Rreth 4 mijë nerva fundore gjenden në penis. Zona më erogjene e penisit është koka e tij.

2. Penisin më të gjatë në botë e ka pornostari Long Dong Silver me 45 centimetra. Por 90 përqind e femrave thonë se nuk ka rëndësi gjatësia, por sa i fortë është ai.

3. Penisi i mashkullit forcohet mesatarisht 11 herë në ditë. Vetëm në gjumë, mashkulli kalon në pesë ereksione.

4. Më i shpejtë se një Ferrari. Nga 0 në 100 për vetëm 3 sekonda- kaq shpejt vjen një ereksion tek mashkulli.

5. Një europian e ka penisin mesatarisht 14.5 centimetra të gjatë. Natyrisht në gjendje të ngritur. Rekordin e mbajnë francezët.

6. Balena e spermës ka një penis që shkon deri në 2.20 metra. Kërmilli i bananes e ka penisi sa dy herë trupi i tij.

7. Penisi nuk thyhet në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi nuk është kockë. Megjithatë ka një thyerje penile, që ndodh kur penisi pëson një kërcitje gjatë seksit.

8. Një sondazh britanik ka zbuluar se 45 përqind e meshkujve do donin një penis më të madh. Zmadhimi i penisit kushton deri në 6 mijë euro.

9. Një person nga Hong Kongu mund të ngrejë 120 kg me penisin e tij. Ai ka penisin më të fortë në botë.

10. Një burrë në Skoci pagoi 660 euro gjobë pasi goditi një penise me penis në fytyrë. A ia vlejti?

11. Shpejtësia e spermës gjatë derdhjes shkon deri në 50 kilometra në orë.

12. 25 përqind e penisëve janë të shtrembër.

13. Një në pesë milion njerëz lind me dy penisë. Të dy mund të jenë plotësisht funksionalë.

14. Synetllëku e bën penisin më të pastër. Por është mit pretendimi se synetllëku shton kënaqësinë seksuale.

15. 57 përqind e meshkujve thonë se miku i tyre i ka lënë në baltë disa herë.