PD pëson disfatë në rang vendi, në Memaliaj katandiset forcë e pestë

votDy çudi brenda një qarku dhe dy zonave të afërta me njëra-tjetrën. Është fjala për Memaliajn dhe Lazaratin. Në Memaliaj Partia Demokratike ka marrë rezultatin më të dobët në të gjithë vendin, duke u renditur në vendin e pestë.

Kandidati i djathtë në këtë bashki, Sadik Xheli ka marrë vetëm 9.32% të votave. Memaliaj eshte fituar nga e majta. 

Por ndërkohë pak kilometra më tej, në Lazarat PD-ja ka korrur një sukses të paparë. Në tre kutitë e para të votimit që u hapën, e djathta kishte 1110 vota, ndërsa e majta vetëm 50 vota. Me hapjen e dy kutive të tjera PD-ja mori 1919 vota, ndërsa e majta mori 133 vota. Pra, një votim plebishitar i Lazaratit për kandidatin e PD-së në Gjirokastër, Igli Kokalari.

10930144_957545140955549_3017603025542387498_n