20 mijë lekë karotreci për të kaluar rrugën, ‘Fiksi’ denoncon atë që ndodhi gjatë përmbytjeve në Gjirokastër (VIDEO)

Emisioni ‘Fiks Fare’ denoncoi sonte në mbrëmje një fakt të shëmtuar që ndodhi dy ditët e përmbytjeve në Gjirokastër. Në një kohë kur Policia Rrugore nuk lejonte automjetet për të kaluar rrugën pranë varrezave, për shkak të nivelit të lartë të ujit, shërbimi privat i karotrecit lejohej të kalonte, por shoferët duhej të paguanin 20 mijë lekë të vjetra. Ky ‘biznes’ në kushtet e emergjencës lulëzoi për dy ditë në Gjirokastër. Ekipet emergjencave nuk mund t’i ofronin ndihmë automjeteve që donin të kalonin madje i pengonin për shkak të rrezikshmërisë së rrugës. Por nga nëse shoferët paguanin 20 mijë lekë të karotreci, mund ta kapërcenin rrugën pa problem. Shihni videon më poshtë të transmetuar në ‘Fiks Fare’.

©ArgjiroLajm.net