200 gr kanabis me vete, i riu nga Gjirokastra arrestohet në Qafën e Muzinës
January 13, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/01/weed-dec-2.jpg)
Sektori për trafiqet dhe narkotikët në policinë e Sarandës ka arrestuar një të ri nga Gjirokastra. Një ditë më parë rreth mesditës, 25-vjeçari E.H, banues në Gjirokastër, u ndalua në Qafën e Muzinës, pasi atij iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale 200 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.