21 qershor 2015, ja ku do të votojnë zgjedhësit e Qarkut Gjirokastër

b4cd45b9dcdf28778c9b938159445747_LNë zgjedhjet vendore të 21 qershorit shqiptarët do të votojnë sipas ndarjes së re territoriale të miratuar në 31 korrikun e 2014-ës. Reforma territoriale e 2104-ës e heq Komunën si njësi vendore. Banorët e 313 komunave do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë ku përfshihet ish-komuna e tyre. Votimet do të zhvillohen për zgjedhjen e 61 krerëve të Bashkive, të cilët në komunat e mëparshme do të caktojnë një administrator lokal.  Administratori do të luajë rolin e kryetarit të Komunës vetëm se do të ketë kompetenca më të reduktuara. Në qarkun e Gjirokastrës votohej për 26 komuna do të votohet vetëm për 7 bashki: Libohovë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër.

Në Shqipëri që prej vitit 1992, në bazë të ligjit “Për organizimin dhë funksionimin e pushtetit lokal” u përcaktuan 36 rrethe, 44 bashki dhe 313 komuna. Në nivel rrethi, bashkie dhe komune u ngritën këshillat lokalë me të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e Bashkive dhe Komunave si organe ekzekutive të zgjedhura drejtpërdrejt nga populli.

Maxhoranca mbeshteti reformën pasi sipas saj kjo do të sillte shërbime më të mira për qytetarët me kosto më të ulta. Argumentet e komisionit për reformë, pro krijimit të njësive më të mëdha kishin të bënin me shërbimin më efikas për qytetarin dhe reduktimin e shpenzimeve administrative të bashkive, më pak pabarazi  në të ardhurat e bashkive, zvogëlimi i mospërputhjeve mes kufijve administrative dhe zonave ku ofrohen shërbimet. Kurse opozita, edhe pse ka pranuar të hyjë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, e ka cilësuar të papranueshme reformën territorial për ndryshimin e njësive administrative, duke e cilësuar se gjithçka bëhet për interes të votave në zgjedhje.