250 milionë lekë, rekord shpenzimesh nga Bashkia Dropull gjatë muajit prill

JORGUCATBashkia Dropull ka kryer 250 milionë lekë të vjetra shpenzime gjatë muajit prill 2016. Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, në total janë kryer 30 transaksione me vlera ta ndryshme.

Përtej shpenzimeve operative të funksionimit të institucionit, vlera më e lartë e pagesës së ekzekutuar përgjatë këtij muaji është 79 milionë lekë të vjetra.

Referuar përshkrimit të këtij shpenzimi thuhet se është kryer për “blerje godine”.

Pas ndarjes së re territoriale zyrat e Bashkisë Dropull janë përcaktuar të vendosen në fshatin Jorgucat. Më tej një tjetër faturë me vlerë të lartë, plot 85.5 milionë lekë të vjetra është shlyer për “ujësjellësin e fshatit Jorgucat”.

Në fotot më poshtë shihni të gjitha shpenzimet e realizuara gjatë këtij muaji.

|Libohova Online|

01020304