28 thasë me drogë te magazina në “Zinxhira”, arrestohen dy persona

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve:

Hodo Veizi, 47 vjeç, banues në fshatin Kodër – Kardhiq, Gjirokastër.

Tauland Veizi, 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj , Gjirokastër.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Tauland Veizi, dhe me vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Hodo Veizi, pasi:

Në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja “Zinxhira”, Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit Penal.