29-vjeçarja: Burri mi plotëson të gjitha, por unë nuk rri dot pa e tradhtuar
Një vajzë 29-vjeçare ka treguar historinë e saj në rubrikën e psikologes së “The Sun” duke rrëfyer tradhtitë e një pas njëshme që i bën bashkëshortit. Megjithëse ajo pendohet çdo ditë shprehet se e ka të vështirë të mos e tradhtojë sepse nuk u reziston dot meshkujve më të rinj se i shoqi.
Ja çfarë shkruan ajo në letrën drejtuar psikologes.
“E urrej shpesh veten time pasi nuk i qëndroj dot besnike bashkëshortit tim dhe dua që të më jepni një këshillë si të arrij dhe ta frenoj veten time. Unë jam 29 vjeçe dhe burri im është 47. Ne kemi 4 vite të martuar dhe ai është me të vërtetë një person fantastik dhe më plotëson çdo dëshirë… më jep para, kam makinën time, blej rrobat që dua dhe çdo gjë tjetër, por unë e kam tradhtuar shumë herë atë sepse ai nuk më përmbush në shtrat. Tradhtinë e parë e kam bërë 3 muaj pas martesë, me një koleg i cili ishte gjithashtu i martuar. Ai ishte mjaft i pashëm dhe më tundonte ideja e një lidhjeje sekrete. Kështu kanë pasuar edhe shumë tradhti të tjera por burri im ende nuk ka zbuluar asnjë rast. A ka ndonjë mënyrë që të mund ta përmbaj veten dhe ti qëndroj besnike?!”
Përgjigjja e psikologes
“Kur ti e di që nuk duhet ta tradhtosh duhet të jesh më e fortë dhe ta kufizosh veten tënde nga kjo gjë. Por mendoj se ti duhet të bësh disa seanca me një psikolog dhe në to të përfshihet edhe bashkëshorti juaj. Kështu ndoshta mund të kesh një martesë të frytshme”.