3 çanta me drogë dhe 1 kallash, shqiptari kapet në Janinë pasi kaloi kufirin në Kakavijë

Policia greke ka arrestuar të premten një shtetas shqiptar, që akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

37 vjeçari u arrestua ndërsa po ecte në një zonë pyjore pranë fshatit Delvinaq, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Ai po mbartte 3 çanta, brenda të cilave kishte 12 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 48.9 kilogramë.

Policia thotë se në momentin e arrestimit ai kishte me vete edhe një armë të tipit kallashnikov e një krehër me 29 fishekë.

37 vjeçari do të dërgohet në prokurorinë e Janinës, ku veç akuzave për drogën dhe armëmbajtjen, do të ndiqet edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.