3 të arrestuar nga policia e Gjirokastrës, grabitën me armë udhëtarët

arrest-recordsNjë grabitje me armë ka ndodhur në Tepelenë, në fshatin Dukaj. Pesë persona të armatosur u kanë dalë përpara dy makinave gjatë mesnatës së lënë pas dhe kanë marrë një shumë të madhe parash si dhe një makinë.

Ne vendin e quajtur Fushë Dukaj- Tepelenë, në rrugën që lidh fshatin Dukaj me Memaliaj, janë grabitur me armë D.Sh., 33 vjeç, banues në Korçë, L.B., 27 vjeç banues në Korçë dhe A.A.,38 vjeç banues në Durrës.

Të sipërpërmendurve u është marrë një shumë e konsiderueshme parash rreth 15 mijë euro. Ata udhëtonin me me automjetin e tyre tip Volksvagen Passat me drejtues L.B.

Pre e grabitjes kanë rënë edhe dhe vëllezërit V.Xh., 26 vjeç dhe N.Xh., 27 vjeç banues në Korçë, të cilëve personat e armatosur u kanë vjedhur automjetin e tyre tip Volksagen Golf, që drejtohej nga V.Xh. Mësohet se këta persona udhëtonin për në fshatrat e rrethit Tepelenë për të blerë bagëti të imta.j

Të dëmtuarit denoncuan grbaitjen në polici, duke bërë që nga ana e uniformave blu të identifikohen si të dyshuar dhe të vihen në pranga Arbër Petani 23 vjeç nga Memaliaj, Geraldo Qerizaj 28 vjeç nga fshati Veliqot i Tepelenës dhe Behar Islami 31 vjeç nga fshati Dukaj i Tepelenës.

Krahas tyre dy persona janë shpallur në kërkim dhe bëhet fjalë për A.R., 32 vjeç me banim në Delvinë dhe L.S., 27 vjeç me banim në Memaliaj.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm me kapsollë të plasur, 5 aparate celularë, 6 karta sim si dhe dy automjete.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me armë, në bashkëpunim”