30% më shumë lindje se një vit më parë në maternitetin e Gjirokastrës

Në maternitetin e Gjirokastrës niveli i lindjeve është rritur me rreth 30% krahasuar me muajin janar të vitit 2016.

Të dhënat bëhen publike nga Migena Kuro, shefe i maternitetit të Gjirokastrës, në një intervistë për televizionin publik Gjirokastra.

Por duhet të bëjmë kujdes, pasi nuk është se është rritur niveli i lindshmërisë, i cili në rang vendi po ulet me shpejtësi të frikshme. Thjesht nëna shtatzanë nga rajoni jugor, që më përpara shkonin në maternitete të tjera, kryesisht në Tiranë, tashmë zgjedhin maternitetin e Gjirokastrës, për shkak të kushteve të mira që ofron.

Vitin e kaluar qeveria realizoi një investim të konsiderueshëm në këtë maternitet.