300 milionë lekë të vjedhura, Spiro Ksera kërkon të gjykohet i lirë

spiro-ksera-1-1024x747Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera pretendon se arrestimi i tij është i paligjshëm dhe se masa e arrestit në burg, është e padrejtë.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë rrezik të largohet nga Shqipëria, të prishë provat e dosjes, apo të ndikojë në fatin e hetimit, avokati i tij iu drejtua Gjykatës së Lartë për rekurs. Ish ministri i Punës përfaqsohet në proces nga avokati Genc Gjokutaj. Ksera akuzohet për vjedhjen e 30 milionë lekëve.

Bashkë me disa vartës ai dyshohet se ka firmosur tendera, për kryerjen e disa aktiviteteve sociale, për komunitetin rom, shtresat në nevojë dhe fëmijët. Por, më pas është zbuluar se aktivitetet nuk janë zhvilluar fare.