31 vjetori i themelimit të PD-së, Berisha zbarkon sot në Gjirokastër

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të festojë ditën e nesërme me demokratët e Gjirokastrës. Ai do jetë i pranishëm për të festuar 31-vjetorin e themelimit të degës së PD.

“Nesër, ditën e enjte, më datën 6 janar, ora 17:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do të kremtohet 31-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike Gjirokastër. Na nderon me prezencën e tij edhe Prof.Dr. Sali Berisha. Ftohen të gjithë demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës të marrin pjesë. Të bashkuar, fitojmë!,” thuhet në njoftimin zyrtar.