32 vjet nga vdekja, komunistët e Gjirokastrës kujtojnë Enver Hoxhën: Në 18 qershor na votoni neve

Ethet zgjedhore kanë përfshirë edhe komunistët. Nga Gjirokastra ku kanë vendosur lule në shtëpinë e kthyer në muze të diktatorit Enver Hoxha, ata i kanë bërë apel qytetarëve të votojnë për Partinë Komuniste më 18 qershor, e cila do të shkojë pa aleanca në zgjedhje.

Komunistët kërkojnë votën e qytetarëve si alternativa që do të ulë nivelin e papunësisë.

Mbi 80% e popullit është e papunë, pra diskuton bukën e gojës ndaj dhe përtifoj nga rasti të bëj një thirrje të gjithë simpatizantëve komunistë për të mbështetur Partinë Komuniste që këtë rradhë kandidon më vete si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 18 qershorit që ta çojmë atë në Parlament nëpër këtë fushatë zgjedhore”, tha Bujar Sulejmani, kreu i Partise Komuniste.

Në 32 vjetorin e vdekjes së ish-liderit komunist Enver Hoxha, nostalgjikët vendosën lulë në shtëpinë e tij, që sot është e mbyllur pasi po i nënshtrohet restaurimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Monumenteve të Kulturës./ora