350 milionë lekë investim, gati stadiumi “Gjirokastra”. Ndeshja e parë falas për tifozët

Pas dy muajsh jashtë fushave, të shtunën në orën 14:00 klubi i Luftëtarit do të luajë për herë të parë këtë sezon në stadiumin e vet. Një lajm i mirë vjen për tifozët gjirokastritë, pasi klubi ka vendosur që hyrja të jetë falas në ndeshjen ndaj Partizanit.

Ndërkohë, Bashkia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me FSHF-në dhe drejtuesin aktual të klubit, Grigor Tavo, kanë kryer një investim të rëndësishëm, që kap shifrën e 350 milionë lekëve të vjetër. Përveç vendosjes së tapetit të ri, është ndërhyrë në dy tribunat qendrore dhe në të gjitha ambientet e brendshme.

luftetari-2

luftetari-3

luftetari-3