Ndërpritet numërimi në Gjirokastër, kryeson Zamira Rami

materialet-zgjedhoreNumërimi në qytetin e Gjirokastrës është ndërprerë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kur të gjitha palët, dhe grupet e numërimit kanë rënë dakord që të pushojnë disa orë për tu rikthyer të kthjellët mëngjesin e sotëm në orën 10.00 të mëngjesit. 

Kështu raportohet nga ana e komisionerëve që janë në Gjirokastër ndërkohë që në 9 kutitë e para të hapura në këtë qytet, kryeson kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane Zamira Rami me një numër të konsiderueshëm votash.

Gjithsesi, sikurse kanë rënë dakord të gjitha palët, puna do të ndërpritet për të filluar sërish paradite, ku sikurse thonë grupet e numërimit, do të punohet deri në numërimin e votës së fundit.