4 bashkitë e qarkut Gjirokastër ku PS shkeli ligjin për ‘Partitë Politike’

Raportet e auditit të pasqyrave financiare dhe ato të monitorimit të shpenzimeve për tre partitë kryesore hedhin dritë mbi shkeljet e Kodit Zgjedhor dhe të ligjit ‘Për Partitë Politike’ gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit, ndërkohë që KQZ u përgjigj me sanksione minimale. BIRN shkruan se duke iu referuar raportit të monitorimit të shpenzimeve të fushatës, KQZ ka konstatuar se Partia Socialiste ka shkelur në disa bashki të qarkut Gjirokastër, ligjin “Për Partitë Politike”, përsa i përket afishimit të materialeve propagandistike dhe mosdeklarimit të disa zyrave elektorale në bashkitë Memaliaj, Përmet, Dropull dhe Tepelenë. KQZ ka konstatur gjithashtu mospërputhje mes raportit të monitoruesve dhe deklarimit të Partisë Socialistë për disa aktiviteve në qytetet Sarandë, Durrës, Gramsh dhe Fier.  Partia Socialiste gjithashtu nuk ka deklaruar shpenzimet e fushatës për kandidatët e saj. Si pasojë e shkeljeve të konstatuara, KQZ ka vendosur një sanksion administrativ prej 1 milionë lekësh kundër Partisë Socialiste.