4 të infektuar me Covid në një fasoneri në Gjirokastër

Një fasoneri është mbyllur pasi 4 punonjës kanë rezultuar me Covid-19. Raportohet se 120 punonjës janë izoluar. Ndërsa kolegët që kanë qenë në kontakt me të prekurit, janë në pritje të përgjigjes së tamponit. Fasoneria është mbyllur për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit. Vendi ynë po përballet prej disa kohësh me pandeminë Covid-19. Dje u regjistruan 152 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve me koronavirus në 11 672, si dhe 2 vdekje, të cilat e çojnë numrin total të viktimave në 340.