412 shqiptarë ndjekës të Cipras në Facebook

asasasasasasasasasasasfsfsdAlexis Cipras është njeriu më i komentuar këto dy ditë në mediat ndërkombëtare pasi prej sot ai është kryeministri i Greqisë. Një kryeministër jo si të tjerët, është më i riu në moshë, nuk mban kravatë dhe për më tepër që vjen nga një parti radikale e majtë. Edhe në mediat shqiptare është folur shumë për 41-vjeçarin që dje i mposhti të gjithë rivalët e tij politikë.

Përmes një vëzhgimi në internet, konkretisht në faqen e Cipras në Facebook, zbulon numrin e shqiptarëve që janë bërë fansa të tij në rrjetin social. Deri më tani janë plot 412 shqiptarë që kanë pëlqyer faqen në Facebook të kryeministrit të ri të Greqisë. Krahasuar me fqinjët, shqiptarët janë më të shumtë në numër. Nga Madonia, Cipras ka vetëm 90 pëlqime dhe nga Serbia ka 167 pëlqime. Përjashtim bën vetëm Italia, nga ku Cipras ka 24 mijë e 271 ndjekës. Gjermanët që ndjekin në Facebook kreun e SYRIZA-s janë 2071 persona. Në total faqen e kryeministrit të ri të Greqisë e pëlqejnë rreth 139 mijë njerëz. Më poshtë shihni tabelat me numrin e ndjekësve edhe nga shtete të tjera të botës.

01....

002.