49-vjeçari kërcënohet për një borxh, dy gjirokastritët përfundojnë në Prokurori

Dy persona nga Gjirokastra janë kallëzuar në Prokurori pasi kanë kanisur me fjalë një shtetas.

Shkak është bërë një shumë parash borxh. Sipas njoftimit të policisë, më datë 22.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit Dh.K dhe K.K, vjeç 64 e 37, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 17.08.2017 për shkak të një borxhi, kanë kanosur me fjalë, shtetasin Y.D, vjeç 49.