5 armë dhe mbi 6 mijë fishekë, vijon dorëzimi i armëve në Gjirokastër

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Gjirokastër janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 6100 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gjirokastër 1 armë zjarri dhe 5380 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Përmet janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 720 fishekë.