5 Maji në Libohovë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (FOTO)

homazhe libohoveSi në të gjithë vendin edhe në Libohovë janë zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit. Përfaqësues nga bashkia e këshilli bashkiak, shkollave e familjeve veterane, si dhe qytetarë të thjeshtë, vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, kryebashkiakja Luiza Mandi shkruan se:

“Sot është dita kur përkulemi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që dëshmorët kanë dhënë për lirinë e vendit. Pa sakrificën e tyre sublime Libohova nuk do të ishte ajo që është, Shqipëria nuk do të ishte ajo që është. 5 Maji tregon gjithashtu se vendi ynë u rreshtua në anën e duhur të historisë, të cilën e shkruan mijëra vajza e djem shqiptarë që pritën me armë në duar fashizmin dhe nazizmin”

1f2bf3ae-d298-4adf-85ad-2ab35643f3dd74e35702-c8b4-4445-930e-ef322c1a0d2d169fa4fe-4aa0-4df6-b752-75d7b4e6e3a133d686bb-a6e4-4d05-8f65-6704a63762a43d948628-d4f7-4ec8-a9d1-77118b4ebc20