5 vjet nga 21 Janari, përkujtohet në Gjirokastër Ziver Veizi. Në ceremoni s’ka përfaqësues të LSI-së

ziver viziZiver Veizi, një prej protestuesve të vrarë në protestën e 21 Janarit përballë Kryeministrisë është përkujtuar sot edhe në Gjirokastër. Familjarë të tij, si dhe drejtues lokalë të institucioneve, morën pjesë në homazhet që u mbajtën në varrezat e fshatit Zenelaj.

Në ceremoni mungonte kryebashkiakja Zamira Rami, e cila është e zgjedhur e LSI-së. Po kështu s’kishte asnjë përfaqësues tjetër vendorë të LSI-së.

Nga Bashkia Gjirokastër i pranishëm ishte vetëm nënkryetari, Ylli Muho, i cili është në këtë post si përfaqësues i PS-së.

Vera Veizi kunata e Ziverit, pyet me dhimbje se si është e mundur që një vrasje e bërë në sy të të gjithëve përpara kamerave ku çdokush pa se nga u qëllua, sot ende të mos ketë një fajtor. Ajo tha ndër të tjera se reforma në drejtësi duhet së pari të merret me këto vrasje.

llgdskgnk

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!