6 mijë lekë shpërblim, pensionistët presin dhuratën e qeverisë për festat e fundvitit

Posta Libohove23 mijë pensionistë në qarkun e Gjirokastrës do të përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit.

Sipas vendimit të qeverisë, shpërblimi është llogaritur në masën 60 mijë lekë të vjetra.

Ky është shpërblimi më i madh i dhënë për këtë kategori gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë qeveria ka lënë pa shpërblyer mësuesit, që sot përmes Sindikatës së Arsimit protestuan dhe paralajmëruan për një grevë pa afat. Shpërblimi do të shpërndahet në ditët e ardhshme.