60 vjetori i LANÇ, Flamur Golemi mbledh veteranët e Gjirokastrës

Deputeti i PS-së Flamur Golemi ka zhvilluar një takim me veteranë të Gjirokastrës, me rastin e e 60-vjetorit të themelimit të LANÇ. Teksa publikon foto në Facebook ai shkruan:

“Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, mbetet një nga faqet me të ndritura në historinë e Shqipërisë. Mirënjohje për dëshmorët e kësaj lufte dhe për veteranët. Kontributi i tyre i jashtëzakonshëm na jep kurajon dhe forcën e shembullit që na duhet sot, për të punuar të gjithë se  bashku për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë moderne që duhet të ndërtojmë. Unë besoj fort se jemi në rrugë të mbarë për të jetësuar deri në fund endrrën e dëshmorëve të kësaj lufte, që nuk ishte thjesht ëndërr për një Shqipëri të lirë, por edhe për një Shqipëri të zhvilluar e të begatë për brezat e tanishëm e ata që do të vijnë”