7 dhe 8 Marsi, aktivitet festiv në Libohovë, jepen titujt “Qytetar Nderi” për dy personalitete

12798885_1690428531213860_1832470531874557849_nMe rastin e festave të 7 dhe 8 Marist sot në Libohovë është mbajtur një aktivitet festiv i organizuar nga nxënësit e shkollave dhe i mbështetur nga Bashkia. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja Luiza Mandi, për të mbajtur një fjalë përshëndetëse dhe për të dorëzuar titujt “Qytetar Nderi” i Libohovës për Jorgo Malitën dhe Diogjen Hariton.

Teksa përcolli urimet për 8 Marsin, Mandi tha se për aq kohë sa të shërbejë si kryebashkiake e Libohovës do të shikoj gjithnjë me përparësi punësimin e grave dhe vajzave. Sipas saj, “se nëse burrat do të na besojnë më shumë përgjegjësi ne grave, shumë punë mund të bëhen më mirë, shumë probleme mund të zgjidhen me lehtë dhe Libohova do të jetë një vend më i mirë, Shqipëria ka për të qenë një vend më i mirë. Ne gratë udhëhiqemi nga dhembshuria dhe instikti i nënës, prandaj i japim jetës më shumë kuptim dhe dashuri”.

Pjesë e urimit të saj ishin edhe mësusit.

“Përulemi me respekt para punës tuaj të përditshme me nxënësit. Në misionin fisnik për edukimin e brezave të rinj ne jemi në krahun tuaj, për t’ju mbështetur në çdo projekt dhe nismë. Eshtë detyrimi jonë i përbashkët për të ruajtur dhe pasuruar më tej traditën arsimdashëse të Libohovës, Zagories, Nepravishtës, Labovës dhe çdo fshati tjetër të kësaj zone. Urime të përzemërta u përcjell edhe mësuesve më të vjetër që ndër vite kanë dhënë kontribut në edukimin e brezave me radhë. Shumë prej tyre nuk janë fizikisht mes nesh, por jam e bindur që për aq shumë sa na kanë dhënë kanë zënë një vend të veçantë në memorien tonë të përbashkët”, u shpreh kryebashkiakja e Libohovës. Më poshtë foto nga aktiviteti.

|Libohova Online|

12804841_1690428594547187_4053811297959414246_n155744_1690428754547171_8443891540687209234_n12806112_1690428747880505_7070995055988589182_n12801395_1690428811213832_5444748714379124582_n