7 Marsi, nderohet me “Medaljen e Mirënjohjes” mësuesja nga Gjirokastra

Në ditën e 7 Marsit, kryeministri Edi Rama vlerësoi me “Medaljen e Mirënjohjes” 10 mësuese nga i gjithë vendi. Mes tyre është edhe një mësuese nga Gjirokastra. Ceremonia u mbajt sot në mesditë në kryeministri. Më poshtë lista e plotë me 10 mësueset.

Rajmonda Zaharia, mësuese në ‘Liceun Artistik’, Tiranë.

Marjana Papavangjeli, mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në shkollën ‘Ali Demi’, Vlorë.

Lindita Bleta. mësuese e Matematikës në Shkollën e Mesme “Jordan Misja” në Shkodër

Shazie Sherri, mësuese Muzike në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier.

Vasilika Kllapi, mësuese e Gjuhë- Letërsisë në Shkollën e Mesme “Pandeli Sotiri”, Gjirokastër.

Edlira Angjeliu, Histori- Gjeografi në Shkollen e Mesme “Kristaq Kapo”, Berat.

Vera Shuedari, mësuese e Biologjisë në Shkollën e Mesme “Partizani”, Tiranë.

Teuta Palushi, mësuese e Gjuhës Angleze në Shkollën e Mesme, Lezhë.

Mimoza Shahu mësuese e Edukimit Fizik, shkollë e mesme, Korçë.

Majlinda Kromidha, mësuese matematike, shkolla “Sul Hari”, Elbasan.