70 vjet Policia Zjarrfikëse, kryebashkiakja e Libohovës: Mirënjohje për këta “heronj të heshtur”

15390926_1815828652007180_907466824578970876_nËshtë festuar sot në Gjirokastër 70-vjetori i themelimit të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH). Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë drejtus të pushtetit vendor e qëndror në Gjirokastër.

E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Mandi shpreh mirënjohje për punën e efektivëve zjarrfikës, duke i konsideruar ata si “heronj të heshtur”.

“Sot pata nderin të merrja pjesë bashkë me kolegë të tjerë të qeverisjes vendore e qëndrore, në ceremoninë e organizuar me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH). Shpreh mirënjohjen time për punën e çdo efektivi të këtij shërbimi në Gjirokastër, duke i konsideruar ata burra e djem si “heronj të heshtur”,  që gjenden përherë në vijën e parë të situatave emergjente”, shkruan kryebashkiakja e Libohovës.

15094865_1815828722007173_882612957524949520_n15380562_1815828708673841_7589452031261611594_n