8 Marsi, Bashkia Libohovë organizon nesër aktivitet festiv për gratë dhe vajzat

Si pothuasje çdo vit edhe kësaj here Bashkia Libohovë do të organizojë një aktivitet festiv me rastin e 8 Marsit. Në njoftimin shpërndarë në faqen në Facebook, ftohen gratë dhe vajzat të marrin pjesë në këtë event. Më poshtë njoftimi i plotë:

Me rastin e 8 Marsit, Bashkia Libohovë organizon një aktivitet festiv për gratë dhe vajzat. Aktiviteti nis pasdite rreth orës 16:30 për të vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes, ku do të ketë edhe muzikë të luajtur nga orkestra. Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat për t’u mbledhur së bashku në këtë ditë të shënuar e me simbolikë të veçantë. Aktiviteti do të zhvillohet në lokalin e z.Sedat Ismailati në qendër të Libohovës. Ju mirëpresim!