80-vjetori i Kadaresë, realizohet logoja e gdhendur në argjend

tmp_11645-logo-Kronike-ne-gur-263x350-546813543Në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Bashkia Gjirokastër ka realizuar një logo unike, të gdhendur në argjend. Logoja e realizuar për personalitetet e larta, familjen Kadare dhe miqtë e tij, tregon një libër të hapur, a thua se vërtet Gjirokastra është pjellë e imagjinatës dhe krijimit, sikurse Kadare e përshkruan në “Kronikë në gur” dhe mbiemri Kadare i shkruar nga vetë shkrimtari në autografe.

Një dhuratë speciale, e ideuar me pasion të veçantë nga mjeshtri i madh gjirokastrit, Stavri Çati dhe punuar me mjeshtëri nga argjendari, Nikolin Dedi. Kjo logo do t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare gjatë vizitës së premtuar në pranverën e këtij viti. Njëherazi, ajo do të jetë një suvenir që do t’i shtohet tregut artizano-turistik të Gjirokastrës./BW