80 vjetori i lindjes, shtatorja e Kadaresë do të vendoset në Gjirokastër

Ismail-Kadare-222-13 1Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur vitin 2016 si “Viti kulturor i Ismail Kadaresë”. Kjo nismë është marrë në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar. 

Bashkia do t’i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e nismës për ngritjen e shtatores së shkrimtarit të shquar në një nga sheshet kryesore të qytetit Gjirokastër, duke shtuar se pas këtij vendimi Ismail Kadare do të kujtohet gjithë vitin në vendlindjen e tij.

Në fillim të këtij viti Kadare u nderua nga Franca me titullin “Legjioni i Nderit”, titulli më i lartë i këtij vendi. 

Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar. Ai është  përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë dhe është nominuar disa herë për çmimin NOBEL të Letërsisë.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!