Lazarati pret Bashën: Jemi përjetësisht me PD-në [FOTO]

Kreu i PD-së Lulzim Basha rikthehet sërish në takimet e tij elektorale në jug të vendit. Sot ai është ndalur në fshatin Lazarat, një bastion i Partisë Demokratike prej vitesh të tëra. Basha ka kërkuar mbështetje të banorëve të Lazaratit për kandidatin Igli Kokalari. Ai shoqërohej në këtë takim nga Tritan Shehu, koordinatori i PD-së për Gjirokastrën, Roland Bejko, kreu i PD-së Gjirokastër dhe kryekomunari Dasho Aliko. Me ndarjen e re territoriale, Lazarati përfshihet në Bashkinë Gjirokastër dhe votat e tij do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e bilancit të votave të opozitës në këtë bashki që qeveriset prej më shumë se dy dekada nga të majtët. Në mbrëmje Basha do të vazhdojë me një tjetër takim në Nepravishtë, në mbështetje të kandidatit të Bashkisë Libohovë, Altin Çomo. 

11205129_1670050373228301_625319070419877407_n11008468_1670050329894972_7848044092089728096_n532907_1670050279894977_3546106344608215406_n11390179_1670050189894986_8633589732778877618_n10408087_1670049516561720_4640729789830805743_n11391273_1451528018480993_5531382036841890441_n10731051_1670049203228418_9075768328435951915_n