Kandidati i PD-së në Dropull, poster elektoral me foto të Libohovës

Kandidon për Bashkinë Dropull, por në fakt posteri i tij elektoral është me një foto të Libohovës. Të paktën kjo shihet në faqen punëdhedinjitet.al në të cilën ka informacion për të gjithë kandidatët e opozitës në këto zgjedhje. Është fjala për Arqile Deçkën, i cili garon për të marrë drejtimin e Dropullit. Me siguri që kjo është bërë pa dijeninë e kandidatit, sepse duke e njohur zonën, normalisht nuk mund të dilte në fushatë me një poster elektoral që ka foton e Libohovës. Por gjithçka me siguri është një ngatërresë nga kompania e kontraktuar nga PD-ja për të bërë posterat e fushatës. Më poshtë është linku që ju çon te faqja ku është publikuar ky poster. http://www.punedhedinjitet.al/codeless_portfolio/arqile-decka/

Dropull