FOTOT/Ja kush është oficeri i RENEA-s, që mbijetoi në Afganistan por u vra në Lazarat

Ibrahim Basha është vrarë në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Lazarat. Efektivi i RENEA-s është goditur në kokë brenda në makinë. Mendohet se ai është qëlluar me snajper. Basha është 31 vjeç. Ai ka lindur dhe jetonte në Tiranë. Basha ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë, ku numëron disa misione në Afganistan.Prej 6 muajsh ishte bërë pjesë e Forcave Speciale RENEA. Ndërkohë, dy efektivët e plagosur të këtij reparti janë identifikuar si Perlat Ahmetaj dhe Jetmir Isaraj.

ibrahim-basha (1)ibrahim-e1435136589704ibrahim-basha1797530_10150625555439977_1051225026161070522_n