Kakavijë, asgjësohen 4 parcela me kanabis

policeVazhdojnë aksionet antikanabis të policisë së Gjirokastrës. Ditën e sotme janë asgjesuar 4 parcela në Kakavijë.

Në total bëhet fjalë për 1594 rrënjë kanabis. Aksioni për asgjësimin e lëndës narkotike u krye në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kakvijës.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.