Mblidhet Këshilli Bashkiak i Libohovës, miraton mandatin e ri të LSI-së. Mungojnë këshilltarët e PD-së

Keshilli Bashkiak i LibohovesKëshili Bashkiak i Libohovës ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të radhës. Të pranishëm ishin vetëm këshilltarët e PS-së dhe LSI-së, ndërsa përfaqësuesit e PD-së nuk morën pjesë, për arsye të tyre subjektive.

Gjatë mbledhjes një komision i posacëm verifikoi dhe më pas miratoi mandatin e këshilltarit, Aurel Caca, nga radhët e LSI-së. Caca e mori këtë mand pas dorëheqjes së Kristaq Jorgaqit, i cili mban detyrën e nënkryetarit të Bashkisë Libohovë.

Me shumicë votash u miratua në parim nisja e dy projekteve për investime në rrugë, si dhe u u mor vendim për një ndryshim në nivelin e pagës për përiudhën tranzitore deri më 31 dhjetor 2015. Gjithashtu këshilltarët miratuan dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Pjesë e mbledhjes ishte edhe shqyrtimi i një relacioni të paraqitur nga Zyra e Bujqësisë.