Skuqi: AMA gjobiti Alpo Tv për transmetim të filmave erotikë. Alpo Tv e mohon

Autoriteti i Mediava Audiovizive (AMA) ka gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra transmetuesin lokal, Alpo Televizion.

Kështu shkruan gazetari Telnis Skuqi në një shenim të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij shkak është bërë transmetimi në mesditë i filmave me përmbajtje të lartë erotike.  AMA u vu në lëvizje pas denoncimeve të vetë qytetarëve thotë Skuqi.

Por ndërkohë Alpo Televizion ka kontaktuar me Libohova Online dhe e ka mohuar gjobën nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Sipas Alpo Tv, një person i larguar më parë nga ky televizion, me anë të ndërhyrjes kibernetike, gjatë transmetimit të një filmi që kishte skena erotike, vendosi qëllimisht strishat e njoftimeve të lajmeve mbi gazetat e mëngjesit. Alpo Tv pretendon se kjo është një sajesë mes personit që kreu ndërhyrjen kibernetike dhe gazetarit Telnis Skuqi.

Telni

telnoooo

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!