Moti, reshje shiu deri në drekë dhe ulje temperaturash

TiraneReshjet e shiut do të vazhdojnë të bien por me intensitet më të ulët deri mesditën e së enjtes.

Ndërsa në veri-lindje dhe jug-lindje parashikohen reshje dëbore, deri në lartësistë kondrinore.

Ky është parashikimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Reshjet do të jenë me intensitet kryesisht gjatë orëve të natës.

Pas mesditës së nesërme reshjet do të lokalizohen, do të përqendrohen me intensitet të ulët në pjesën lindore, ndërsa parashikohen reshje dëbore në veri-lindje dhe jug-lindje deri në lartësi kodrinore.

Priten rënie të temperaturave kryesisht në zonat malore të vendit. Sasia më e madhe e reshjeve është shënuar në qytetin e Lezhës, ku deri në orën 12.00 të paradites ka rënë rreth 72 mm shi.