Vatra zjarri në Jorgucat dhe Andon Poç

zjarriNë 24 orët e fundit në rrethin e Gjirokastrës janë lokalizuar dy vatra zjarri, një në fshatin Jorgucat dhe një në Andon Poç. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Në fshatin Andon Poç zjarri rrezikoi disa banesa dhe sipërfaqe të mbjella, ndërkohë që krahas forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe banorët e zonës.

Qarku i Gjirokastrës është një nga qarqet më problematikë në rang vendi sa i përket vatrave të zjarrit që krijohen në muajt e verës. Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit ka pasur më pak raste, ndërsa drejtuesit e shërbimit zjarrfikës dhe policia kërkojnë më shumë bashkëpunim me qytetarët. Për këta të fundit është në dispozicion në çdo kohë, numri 128.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!