Mbjellja e pemëve, Zamira Ramin e kritikojnë në Facebook (FOTO)

12734284_1719788161638311_8997597911281386973_nBashkia Gjirokastër nisi sot mbjelljen e rreth 400 pemëve në aksin nga Postblloku te Varrezat Publike. Për të parë aksionin në terren ishte edhe kryebashkiakja Zamira Rami.

Por pasi fotot janë postuar në faqen në Facebook të bashkisë, kanë filluar kritikat dhe akuzat.

Kryebashkiakja kritikohet për faktin se pemët janë mbjellë fare pranë bordurës, çka rrezikon  që në një të ardhme rrënjët e tyre të dëmtojnë shtresat e asfaltit.

Të tjerë i thonë se si është  e mundur që të mbillen pemë, kur rrugës i mungon trotuari. Ka edhe nga ata që i kërkojnë ndriçim në rrugë. Shihni më poshtë disa prej komenteve. |Libohova Online|

k1k2k3k4k512715202_1719788274971633_2493380233640102935_n12745958_1719787981638329_6863326629345658525_n12743637_1719787864971674_4836960212179871342_n