Historia, pas funeralit të shoqes 41-vjeçarja bën seks me …

fghgjhNjë grua 41-vjeçare i hyn aventurës, braktis familjen dhe shkon te i dashuri 3 vjet më i ri. E gjitha kjo zgjat derisa i dashuri kupton se ajo ka një familje nga pas dhe e lë. Por këtu nuk është fundi i kësaj historie. Ata takohen sërish në një funeral dhe ish i dashuri është i gatshëm ta marrë në krahë teksa ajo qan për shoqen që i ka vdekur.

Këtu nisin sërish kontaktet dhe përfundojnë duke bërë seks në shtëpinë e tij.

Historia i është rrëfyer psikologes së The Sun.
Rrëfimi te psikologia
Unë kam bërë seks me të dashurin tim, të cilin e kam takuar në një ceremoni mortore, edhe pse ai më braktisi një herë. Edhe kështu, unë sërish dua që të jem në krahët e tij.
Ky djalë ishte martuar me një mikeshën time dhe ne shumë herë dilnim bashkë. Ai është 38 vjeç. Kur ata u ndanë ai filloi më të vinte rrotull duke më ftuar për kafe dhe për të folur.

Burri im punonte larg kështu që ne nuk e kishim të vështirë të takoheshim por edhe për të bërë disa gjëra më shumë. Unë jam 41 vjeç dhe prej 18 vjetësh jam e martuar me një burrë shumë të mirë dhe të ndershëm. Por jam mërzitur me shumë gjëra. Unë u largova në mënyrë që të jem afër të dashurit tim, por herë pas here shkoja fshehurazi për të parë burrin dhe fëmijët e mi, edhe pse ata më përbuznin për atë që kisha bërë.

E kisha gënjyer të dashurin sepse ai është xheloz dhe nuk do të pranonte që unë të kisha dy njerëz në jetën time. Por në një moment ai e kuptoi që unë kisha një familje dhe më la.
Për fat të mirë u ktheva sërish te burri. Mendova se ky ishte fundi i kësaj historie, derisa u përballa sërish me ish të dashurin tim në funeralin e një mikeshe të përbashkët. Ajo që vdiq ishte shumë e re dhe vdekja erdhi në mënyrë shumë të papritur. Unë isha shumë e pikëlluar dhe nisa të qaj kur ai (ish i
dashuri) më mori sërish në krahë. Nisëm të kontaktojmë sërish dhe më kërkoi të takoheshim. Në fillim
nuk pranova, por pastaj si një budallaqe u binda dhe shkova në shtëpinë e tij.
Seksi me të ishte i mrekullueshëm, por më vonë i dashuri im doli që ishte një mizor i vërtetë. Nuk mund ta përsëris se sa emra nisi të thoshte gjatë kësaj kohe. Dua ti jap fund sa më shpejt kësaj lidhje. Jam duke u sjellë si një adoleshente e vërtetë, ndërkohë që duhet të bëja veprimet e një gruaja inteligjente. Gjatë gjithë kësaj kohe burri më ka qëndruar pranë. Ai më do shumë, por unë ende nuk e di se çfarë po bëj.

Përgjigjja e psikologes
Përqendrohu në jetën seksuale me burrin dhe dëshira e madhe për ish të dashurin do të zvogëlohet.
Keni humbur kënaqësinë seksuale, por jo njeri­ tjetrin. Ti e di shumë mirë që ai (ish i dashuri) është një njeri i pakëndshëm që të bëhet pjesë e jetës tënde. Nga ana tjetër burri jot është i dashur dhe besnik. Në fund të fundit ai të do akoma. Pra bëj një jetë më të mirë për veten tënde me të.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!