Siguria e miellit të bukës, nis inspektimi në furra

Buka-furra1Pas dyshimeve se në Shqipëri përdoret miell i importuar i rrezikshëm për shëndetin e popullatës, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka nisur inspektimin në furrat e bukës në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e saj. Instituti i Sigurisë Ushqimore ka kryer analizat për miellin e importuar si dhe atë vendas dhe sipas ministrit, ka rezultuar se mungojnë ndotës të rrezikshëm për shëndetin.

Panariti kërkoi nga prodhuesit e bukës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe parametrat për prodhimin e saj. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka shtrirë kontrollet jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin dhe do të ndëshkojë gjithë shkelësit e ligjit. / Vizion Plus

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!