Historike/ Kosova pranohet në UEFA

Accept_kosovo_in_Uefa_Poznan_Poland (1)Historike! Kosova është bërë më në fund anëtare e UEFA -s. Është anëtari i 55 -të i saj.

Kongresi i qeverisë europiane të futbollit votoi pro. Kosova mori 28 vota, kufirin që i duhej për t’u bërë anëtare. 24 shtete anëtare votuan kundër dhe 2 abstenuan.

Ky vendim i hap rrugë pranimit të kombëtares së futbollit të Kosovës që të marrë pjesë në kompeticionet europiane.

Po kështu edhe ekipeve të kampionatit në Kosovë, për të qenë pjesë e kompecioneve të UEFA -s. Vendimi i hap gjithashtu rrugë edhe FIFA -s, për ta shqyrtuar më 13 maj, në kongresin që do të mbahet në Meksikë, kërkesën për anëtarësim të Kosovës.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!