Plagosen dy të rinj në Gjirokastër, dyshohet për pazare droge

policiaDy të rinj nga qyteti i Gjirokastrës kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti me një person të tretë, i cili është vënë në pranga nga policia disa orë më pas.

Grindja mes të rinjve ka ndodhur gjatë natës në një lokal pranë shkollës Pedagogjike, ndërsa të plagosurit 20 dhe 21 vjeç janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i grindjes ka qenë prishja e pazareve të drogës./express